zoom

Aktualitet

Erdhën për turizëm në Shkodër, shoku gjen të vdekur në banesë letonezin. Jetonin në Angli (EMRI)

Turisti gjendet i pajetë nga shoku i tij në dhomën me qira ku po qëndronin prej disa ditësh, teksa jetonin si rezidentë në Angli. Policia e Shkodrës zbardhi detajet e para dhe konfirmoi nisjen e hetimeve.

Pista e parë mbetet vdekja nga shkaqet natyrore, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune, kurse si pistë e dytë po verifikohen edhe faktorët e jashtëm, deri te përdorimi i mundshëm i lëndëve psikotrope.

“Pasditen e sotme, shtetasi Lauris Zelvis, 38 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez Lauris Zelvis, 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit”, njoftoi policia. /A.Q./

Postime të lidhura