zoom

Aktualitet

Engjëll Agaçi është arratisur! Denoncimi: Në korridoret e Kryeministrisë ndihet tringëllimë hekurash

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është arratisur.

Pak ditë më parë u konfirmua lajmi se ai ndodhej në Itali, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të përkeqësimit të papritur të gjendjes së tij shëndetësore.

Por kryedemokrati Sali Berisha ka denonncuar se ai është larguar jashtë vendit për të shpëtuar veten dhe jo për çështje shëndetësore.

Sipas mesazhit që ka marrë Berisha, Engjëll Agaçi është zëvendësuar nga Vilma Guri.

Postimi i Berishës:

Don Agaçio arratiset!

Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!

Si je Doktor!
Po te jap nje info! Sekretari i pergjithshem i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe eshte zvendesuar e komanduar Vilma Guri, eshte larguar me preteksin per tu kuruar jasht po ne ambiente e brendeshme flasin qe ka ikur per te mbrojtur veten.
Ne koridoret dhe zyrtat e kryeministris ndjehet tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Jane sekuestruar me kujntal dokumenta.Klm

Postime të lidhura