zoom

Aktualitet

EMRI+FOTO/ Zhduket 49-vjeçari, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Prej dy ditësh, një 49-vjeçar nga Tirana është zhdukur pa gjurmë.

Familjarët po e kërkojnë Naim Likometin, i cili banon në Tiranë, por ka edhe një shtëpi në Ksamil.

Ai është larguar dje në mëngjes nga shtëpia, por më pas nuk iu është përgjigjur telefonatave.

Celulari i tij ka qenë i hapur deri në orën 16:00 të ditës së djeshme dhe më pas është fikur.

Familjarët e tij kërkojnë ndihmë për të gjetur Naim Likometin, duke vënë në dispozicion dy numra kontakti: 0694575601 dhe 0682190964./ Zoom.al