zoom

Aktualitet

EMRI+FOTO/ Zhduket 19-vjeçari shqiptar në Londër

Një 19-vjeçar shqiptar është zhdukur pa gjurmë në Londër.

Që prej të mërkurës, policia po kërkon Rogers Cenën në zonën e Peckham, në juglindje të Londrës.

Herën e fundit, ai është parë në zonë të mërkurën pasdite (22 janar), kur ka deklaruar se do të shkonte në dyqan.

Që nga ai moment, nuk ka asnjë lajm prej 19-vjeçarit.

Deri tani, policia ka gjetur telefonin e tij në Waltham Cross, një zonë e panjohur për të.

“Jo vetëm që ky është një i ri jashtëzakonisht i cenueshëm, por telefoni ishte i vetmi mjet që ai kishte për të kontaktuar familjen e tij. Ju lutem, ndihmoni ta kthejmë këtë djalë pranë familjes së tij“, bëjnë thirrje autoritetet.