zoom

Aktualitet

EMRI+FOTO/ Vritet me armë zjarri shqiptari në Shkup

Një 35-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë gjatë një përplasjeje me armë zjarri në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave vendase, viktima është identifikuar si Hebib Bunjaku, me origjinë shqiptare nga Shkupi.

Ai ishte djali i ish-zyrtarit të BDI-së, Ekrem Bunjaku.

Gjatë të shtënave me armë zjarri, pas një konflikti për motive të dobëta, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

“Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim.

Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” është transferuar edhe N.D. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njoftuan autoritetet.