zoom

Aktualitet

EMRI+FOTO/ Shqiptari gjendet i vdekur në përrua në Itali

Një 65-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në një përrua në Itali.

Sipas medieve italiane, shqiptari i identifikuar si Gjon Toma ishte larguar nga shtëpia e tij rreth orës 08:30, mëngjesin e së dielës.

Familjarët e tij u shqetësuan kur nuk po kthehej në shtëpi dhe lajmëruan policinë.

Rreth orës 17:00 të së dielës, gruaja dhe djali i tij bënë një ankesë dhe në mbrëmje filluan kërkimet për gjetjen e tij.

Trupi i tij u gjet pa shenja dhune në Candeglia. Për të zbardhur shkakun e vdekjes së tij pritet rezultati i autopsisë.