zoom

Aktualitet

EMRI+FOTO/ Kush është shqiptari i arrestuar që vrau bashkëkombasit e tij në Itali

Zbardhet identiteti i 23-vjeçarit shqiptar të arrestuar në Itali, pas përplasjes me armë mes dy grupeve shqiptare.

Në prangat e policisë ra Mikea Zaka, i akuzuar për vrasje.

Ai u arrestua pak pas ngjarjes së rëndë në një lokal në Frosinone, ku u regjistrua një konflikt me armë mes dy bandave shqiptare.

Në kërkim janë shpallur edhe tre persona të tjerë, që së bashku me 23-vjeçarin mbërritēn në vendngjarje me makinë, u futën në lokal dhe pas debatit me katër shqiptarët e tjerë që ishin të ulur në lokal, qëlluan me armë ndaj tyre.