zoom

Aktualitet

EMRI+FOTO/ Kush është 17-vjeçari që u përplas për vdekje në Fushë Krujë mbrëmë

Zbardhet identiteti i 17-vjeçarit që ndërroi jetë mbrëmjen e të shtunës në një aksident rrugor të regjistruar në Fushë Krujë.

Viktimë mbeti adoleshenti Isuf Mehmeti, i cili studionte në Shkollën e Mesme Profesionale të Kamzës.

Stafi i mësuesisë ka bërë një postim prekës për ndarjen nga jeta të 17-vjeçarit.

“Këtë të dielë u zgjuam me një lajm të dhimbshëm për të gjithë ne!

Isuf Mehmeti, nxënës i klasës XI-2 SHMT, u nda nga jeta mbrëmjen e shkuar, në një aksident me makinë, në Fushë Krujë.

Shkolla jonë 😢humbi një nxënës shembullor, shokët një djalë të shkëlqyer!

Ngushëllime familjarëve, shokëve dhe kujtdo që e njohu Isufin! Pushoftë në paqe!”, është postimi i shkollës.

Për aksidentin policia arrestoi drejtuesin e mjetit tip “Hyundai”, Andi Kullaj, që përplasi Isuf Mehmetin teksa po kalonte në vijat e bardha.