zoom

Aktualitet

EMRI+FOTO/ Humb jetën 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 23-vjeçare shqiptare humbi jetën në Itali.

Shkak për vdekjen e të resë Ariana Herri, sipas mediave italianë, u bë miokarditi.

Fillimisht e reja shfaqi simptoma të lehta, si kollë dhe ftohje.

Në ditët në vijim, 23-vjeçarja u përkeqësua dhe kishte të vjella. Në këto kushte, familjarët e saj e dërguan për kontroll në një spital në Padova.

Pavarësisht kujdesit mjekësor, e reja nuk mbijetoi dot. Sipas mjekëve, ajo humbi jetën nga miokarditi.