Aplikacion
Raportohet se një 33-vjeçar ka humbur jetën nga të shtënat me armë.
Viktima është identifikuar si Valter Fierza, ndërsa nuk dihen ende detajet e ngjarjes së rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri rreth orës 21.48.
Policia po punon për identifikimin e autorit/ve të ngjarjes dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.