zoom

Aktualitet

EMRI/ Vdes tragjikisht 38-vjeçari në Rrëshen

Një 38-vjeçar humbi jetën tragjikisht këtë të diel në Rrëshen, në fshatin Tarazh.

Arbër Caka po riparonte fadromën e tij, kur kova e mjetit i ra në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Për pasojë, 38-vjeçari ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes.