zoom

Aktualitet

EMRI/ U kap duke futur drogë në burgun e Drenovës, arrestohet polici në Korçë

Ndalohet një punonjës policie në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Drenovës në Korçë.

Burimet mediatike konfirmojnë se pak minuta më parë, gjatë kontrollit, punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi cannabis në trup.

Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet ndërsa punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës.

Lajmi në përditësim…