zoom

Aktualitet

Emri/ U dënua me 25 vite burg për vrasjen e dy ushtarakëve, arrestohet 1 vit pas lirimit nga qelia

Shtetasi Pëllumb Çela, i cili u dënua me 25 vite burg për vrasjen e dy ushtarakëve në 2000, është ndaluar nga uniformat blu 1 vit pas lirimit nga qelia.

Mësohet se ai është ndauar për dhunë në familje pasi goditi vëllanë e tij.

Çela ka një vit që ka dalë nga burgu pasi në vitin 2001, kur ishte vetëm 26 vjeç u dënua me 25 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve Pëllumb Shehaj dhe Sihat Shehaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Memaliaj.

Ushtarakët kushërinj u vranë në një pritë të ngritur ndaj tyre në mesnatën e 7 marsit të vitit 2000, ndërsa udhëtonin me gjithë familjet e tyre drejt Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një të afërmes së tyre.