zoom

Aktualitet

EMRI/ Tragjedi në Elbasan! I ra autoboti i ujit sipër teksa ndihmonte qytetarin, vdes polici rrugor

Një efektiv policie ka humbur jetën tragjikisht pas një ngjarje aksidentale që ka ndodhur 9 km larg Elbasanit.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Mlizë, në Njësinë Administrative Shushicë gjatë të Premtes.

Burime jo zyrtare bënë me dije se 62-vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i Policisë Rrugore ka mbetur i dëmtuar rëndë ndërsa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë.

Fatkeqësisht, gjatë manovrimit të heqjes së krikut, depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe trajtimit mjekësor, 62 vjeçari për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. /ZOOM.AL/