Aplikacion
NJOFTIMI I POLICISE
Tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij, duke përplasur me automjet, biçikletën me të cilën ai po lëvizte, në korsinë e dedikuar, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohet automjeti që drejtonte 48-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, biçikletën me të cilën lëvizte një 68-vjeçar, në korsinë e dedikuar, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin: E. Ç., 48 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.
“The Telegraph”: Ëndrra e Trump për betonizimin Gazës, ka nisur të bëhet realitet në Shqipëri