zoom

Bota

EMRI/ Shuhet këngëtarja e njohur

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare këngëtarja e njohur amerikane, Roberta Flack.

Vdekja e saj u konfirmua nga agjenti i saj.

Roberta Flack ishte fituese e çmimit “Grammy”, ndërsa ishte shumë e njohur për këngët e saj “The first time ever I saw your face”, dhe “Killing me softly”.

“Ajo vdiq paqësisht e rrethuar nga familja e saj. Roberta theu kufijtë dhe rekordet”, tha publicistja Elaine Schock.

Në vitin 2020, Roberta Flack fitoi Çmimin e Karrierës në “Grammy”.