Aplikacion
50 vjeçari shqiptar Flamur Alsela humbi jetën pas shkëputjes së një pllake të pavendosur mirë, e cila shkaktoi prishjen e të gjithë strukturës. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë punëtorë të tjerë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. 50-vjeçari shqiptar jetonte në Chiari dhe ishte përgjegjës në kompaninë e ndërtimit për të cilën punonte, raportojnë mediat italiane.
Hetimet fillestare tregojnë se vdekja e shqiptarit erdhi si pasojë e shkëputjes së një pllakë të pavendosur mirë dhe prishja e strukturës shkaktoi tronditje të madhe. Për pasojë, personat që punonin në atë zonë kanë rënë deri në 6 metra nga tronditja e madhe.
“Mendimet tona dhe ngushëllimet e përzemërta për familjet e punëtorëve të përfshirë”, ishte ngushëllimi i Amazon vetëm disa orë pas tragjedisë.