zoom

Aktualitet

Emri/ Policia e Shkodrës jep detajet mbi plagosjen. 40 vjeçari i shpëtoi 4 plumbave

Aleksander Curri, 40 vjeç është shtetasi që u plagos mëngjesin e sotëm në Shkodër dhe fatmirësisht i mbijetoi 4 plumbave.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”. Curri është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.