zoom

Aktualitet

Emri/ Ndërhyri për të mbrojtur mamanë, shqiptari vret të bijën e mitur në Itali

Një vajzë shqiptare 16- vjeçare është vrarë nga babai saj në zonën e Foggia në Itali dhe një shtetas italian.

Sipas mediave italiane thuhet se ai ka plagosur edhe bashkëshorten.

Taulant Malaj ka qëlluar për vdekje vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar gjatë mesnatës.

Shkak për vrasjen e vajzës është bërë momenti kur e mitura ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e saj nga i ati, i cili donte ta vriste. Nga hetimet e para, policia italiane bën me dije se shkak për sherrin mes bashkëshortëve është bërë dyshimi për lidhje jashtëmartesore me 51-vjeçarin italian.

Mësohet se shqiptari punonte si bukëpjekës, ku pas krimit është arrestuar dhe se gjatë ngjarjes ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e tij e cila ndodhet në spital.