zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është autori që vrau të riun dhe i plagosi vëllanë

Elbasan – Ka rënë në prangat e policisë  autori i vrasjes së 28-vjeçarit Florenc Kovaçi dhe i plagosjes së vëllait të tij më të vogël 19-vjeçarit Mikel Kovaçi në Elbasan.

Mësohet se i arrestuari është Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ky person plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi Florenc Kovaçi., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër Mikel Kovaçi 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.