Aplikacion
Bëhet fjalë për Celnik Melcellarin, trupi i pajetë i të cilit ishte brenda makinës së tij.
Grupi i hetimit ka bërë këqyrjen e mjetit si dhe vendit të ngjarjes, madje ka marrë disa gjurmë gishtash, por ekspertët e kriminalistikës nuk kanë vërejtur shenja dhune.
Para vdekjes, 45-vjeçari mëngjesin e sotëm ka çuar bashkëshorten e tij në punë.
Kjo e fundit gjatë ditës është përpjekur disa herë të flasë me të në telefon, por nuk është lidhur dot.
Pasi nuk ka marrë përgjigje, ajo ka lajmëruar të afërmit e saj dhe policinë
45 vjeçari është gjetur i pajetë nga disa kalimtarë të rastit në ish-tokat e ndërmarrjes bujqësore, në afërsi të rrugës nacionale që lidh Korçën me Bilishtin.