zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është 33-vjeçari që u vra me armë në Shkodër

Identifikohet personi që u gjet i vrarë me armë zjarri brenda në makinë, në Dragoç të Shkodrës.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktimë nga të shtënat me armë mbeti Ramazan Mata, 33 vjeç.

Ndaj tij është qëlluar disa herë mëngjesin e kësaj të diele.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Një grup i posaçëm hetimor po punon për të identifikuar autorin dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Postime të lidhura