zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është 29-vjeçari që vdiq në aksident në Fier (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

Zbardhet identiteti i 29-vjeçarit që vdiq tragjikisht në një aksident rrugor të shënuar në mesnatë në fshatin Zhym të Fierit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, i riu është identifikuar si Erjon Kuka.

Makina me të cilën udhëtonte i riu fillimisht u përplasu me shtyllën elektrike e më pas përfundoi në kanal. Ajo ishte marrë me qira në emër të Ardiol Rista.

Trupi i pajetë i të riut u nxor nga mjeti i shkatërruar nga forcat zjarrfikëse.