zoom

Aktualitet

EMRI/ Ja kush është kreu i bandës që u shkatërrua pas megaoperacionit të policisë në Korçë

Policia kreu ditën e sotme një operacion në Korçë, që çoi në shkatërrimi ne një bande të strukturuar kriminale.

Në pranga ranë 23 persona, teksa 9 të tjerë u shpallën në kërkim, nën akuzë për prodhim dhe tregtim lëndësh narkotike.

Mësohet se kreu i kësaj bande ishte Rreli Nazifi, i njohur ndryshe dhe me emrin Aurel Telhai.

Nazifi është një prej të arrestuarve, ndërsa sipas policisë, banda e tij kishte lidhje me banda të tjera nga Elbasani, Durrësi dhe Fieri, nga të cilët furnizoheshin me droga të forta dhe i shpërndanin me doza në Korçë.