zoom

Aktualitet

EMRI/ Identifikohet shqiptari që vdiq gjatë përplasjes me armë në Itali

Identifikohet një nga shqiptarët, që humbi jetën gjatë përplasjes me armë në Frosinone të Italisë.

Kasem Kasmi, 27 vjeç, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes pas një plumbi që mori në qafë. Ndërsa 3 shqiptarë të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Kasem Kasmi, ndryshe njihej me emrin Carletto dhe është vëllai i një prej të plagosurve.

Ndaj shqiptarëve u hap zjarr nga një grup tjetër shqiptarësh, që ndodheshin ulur në lokalin ku ndodhir krimi.

Viktima dhe 3 shqiptarët e tjerë kanë shkuar në tavolinën ku ndodhen shqiptarët e tjerë. Fillimisht debatuan me tone të larta dhe më pas njëri prej presonave në tavolinë nxori pistoletën dhe hapi zjarr.

Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar 23-vjeçarin shqiptar Mieka Zaka, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.