zoom

Aktualitet

Emri i saj në SPAK për djegie karrigesh – Reagimi i Kryemadhit nuk duhet humbur (VIDEO)

Emri i Monika Kryemadhit është pjesë e listës së 23 deputetëve që policia dërgoi në SPAK, pas dhunës së një dite më parë në Kuvend.

Dosja është përcjellë në Prokurorinë e Posaçme për ligjvënësit me akuza të ndryshme si shkatërrimi i pronës me zjarr, goditje për shkak të detyrës etj. Për shkak të statusit të deputetit, materialet kanë përfunduar në SPAK, organ i cili do të zhvillojë hetimet.

Pas lajmit, Monika Kryemadhi reagoi në rrjetet sociale e pashqetësuar. Ajo postoi një video ku shfaqet duke kërcyer me pizhame në oborr, ndërsa krahas videos shkrua: “Mood im pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”.