zoom

Aktualitet

EMRI/ I ra ngarkesa në rrugë, 65-vjeçari shqiptar goditet për vdekje nga kamioni në Itali

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 15:00, në komunën Azzano Decim, ku një shqiptar mbeti i vdekur.

Viktima është Xhavit Halilaj, 65-vjeçari me banim në Sacile.

Sipas mediave italiane, Halilaj i bëri shenjë një kamionçine që po transportonte mjete pune që të ndalonte, pasi po humbte një pjesë të ngarkesës.

Të dyja mjetet dolën në korsinë e emergjencës. Në momentin që 65-vjeçari doli nga makina u godit nga një kamion që po afrohej.

Tre personat në bordin e makinës u plagosën në aksident dhe u dërguan në spital.