zoom

Aktualitet

EMRI/ I moshuari në Pogradec kapet me kallashnikov dhe municion luftarak në shtëpi

Një 64-vjeçar u prangos nga policia pasditen e kësaj të mërkure në Pogradec.

Xhevahir Cake u arrestua sepse në shtëpinë e tij efektivët gjetën një kallashnikov, municion luftarak e fitila ndezës.

Policia po heton për të zbuluar nëse armët i përkasin të moshuarit apo nëse po planifikohej ndonjë ngjarje kriminale.