zoom

Aktualitet

EMRI/ Gjendet i vdekur një person në Kapshticë

Një 58-vjecar nga Rrësheni është gjetur i vdekur në rrugën e Kapshticës.

Viktima është identifikuar si Edmond Ceka. Aiështë gjetur i vdekur në afërsi të ish-doganës se vjetër të Kapshticës në shtegun e njohur si “Shtegu i Refugjatëve”.

Grupi hetimor dyshon se Edmond Ceka mund të ketë tentuar për të kaluar i vetëm në këmbë kufirin e gjelbër drejt Greqisë për të gjetur punë sezonale në vendin fqinj.

Prej disa ditësh ai endej në Bilisht në kërkim të një pune, qoftë edhe bari.

Në trupin e 58-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune, ndaj dyshohet se ai mund të ketë ndërruar jetë ose prej arrestit kardiak, ose si pasojë e të ftohtit.