zoom

Aktualitet

EMRI/Fundoset jahti luksoz në Dhërmi, ja kujt i përkiste

Një jaht është fundosur këtë pasdite në Dhërmi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30, kur është njoftuar SPK Dhërmi se në Drimadhes në një distancë rreth 100 m nga bregu. Mjeti rreth 15 metra i gjate ka qene duke qëndruar prane nje bove dhe me spirancë te leshuar ne dete kur është mbytur.

Mjeti lundrues i mbytur është Jaht i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez, në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi i datëlindjes 1984, lindur në Shkodër banues ne Tiranë.

Në Jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë jahtit, në një nga tapat kryesore të tij.

Njoftimi i policisë:

Policia bën me dije se Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.

Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.