Aplikacion
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Simon Gjoka.
‘Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të cilit u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Simon Gjoka ,38 vjeç,lindur dhe banues ne Milot Kurbin’, njofton policia.
Sipas uniformave blu, Gjoka është arrestuar fillimisht për akuzën e vjedhjeve që dyshohet se i ka kryer në disa zona të Lezhës. Në banesën ku ai qëndronte, janë gjetur edhe mjetet që përdorte për të transportuar bagëtitë e vjedhura, apo dhe sende të tjera.
‘Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. Gj, është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre’, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.
Po në vijim të veprimeve, policia bën të ditur se gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).
Vijon puna për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprave të tjera penale, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, të cilët mund të kenë ndihmuar në realizimin e vjedhjeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Iu shpëtoi dy atentateve/ Kush është i riu që tentoi të qëllonte ndaj policisë në Vlorë