Aplikacion
Efektivi i dhunuar është Admir Okaj, i cili për disa vite me radhë ka shërbyer me forcat e FNSH në Shkodër.
Persona të paidentifikuar ende nga autoritetet e goditën atë me sende të forta në kokë, në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales.
Pas ngjarjes, autorët u arratisën, ndërsa efektivi u dërgua në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.