zoom

Aktualitet

EMRI/ Arrestohet “prokurori” i SPAK

Një 48-vjeçar, që hiqej si prokuror i SPAK, u arrestua këtë të enjte nga Policia e Beratit.

Alban Muçi, sipas policisë, u prezantoi në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Berat si prokuror i SPAK.

Ai premtonte se do të zgjidhte çështjet apo problematikat e tyre, në këmbim të parave.

Pas denoncimit, Alban Muçi u prangos. Ai rezulton i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, atë të mashtrimit.