zoom

Aktualitet

EMRI/ 35-vjeçari i vjedh Instagramin të riut. I kërkon 40 mijë euro që të mos i publikojë mesazhet

Një 35-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës këtë të premte, i akuzuar për shantazh që bënte ndaj një të riu në këmbim të parave.

Arion Hyseni, referuar policisë, kishte vjedhur llogarinë që 31-vjeçari kishte në Instagram dhe aty kishte gjetur mesazhet e tij.

Për të mos i publikuar këto mesazhe, Hyseni i kërkoi 31-vjeçarit 40 mijë euro.

I riu bëri denoncim në polici pas mesazheve shantazhuese dhe Arion Hyseni u prangos në momentin që do të merrte paratë.