Aplikacion
Ata janë identifikuar si Romario Tabaku 26 vjec, Dorian Alia 32 vjec, Drivald Alia 21 vjec , Elton Kasaj 33 vjec.
Policia sqaron se Dorian Alia është vetëdorëzuar, pasi RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë nisën një operacion për kërkimin e tyre. Ndërsa është arrestuar shtetasi Dritan Nano si organizator i dhunës. Romario Tabaku është identifikuar si personi që ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij, një autoveturë tip Audi.
3 prej tyre kanë kryer sulmin, njëri ka shërbyer për transportimin e autorëve. Autorë të sulmit janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ndërsa Romario Tabaku, i ka transportuar me makinë. Sipas Policisë, dhunuesit janë takuar 1 muaj para se të ndodhte ngjarja.
Sokol Mëngjesi, – tha policia, – është goditur për shkak të detyrës. Ai ka qenë avokat në një gjyq për çështje pronësie me palën që e ka dhunuar. Pala dhunuese e ka fituar gjyqin, por nuk ka respektuar detyrimet kontraktuale me avokatin.
Policia përjashton skenarin e një sulmi me pagesë. / Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet