zoom

Aktualitet

SPAK lëshon 6 fletë-arresti për inceneratorin e Tiranës! Mes tyre gazetari dhe 3 të huaj (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme mësohet se sapo ka lëshuar 6 urdhër-arreste të reja për inceneratorin e Tiranës, ku e përfshirë është edhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erjon Veliaj, teksa të paktën 8 drejtorë akuzohen për skandalin edhe me dosjen “5D”.

Urdhër-arrestet janë lëshuar konkretisht për: Denisa Tollkucin, Dashamir Ymeraj dhe gazetarin Endrit Habilaj.

Gjithashtu SPAK ka lëshuar urdhër-arreste edhe për 3 shtetas të huaj. Por mësohet se asnjë prej tyre nuk është arrestuar deri më tani. Bie në sy fakti se i përfshirë në çështjen skandaloze është edhe një gazetar.

Operacioni mbetet në proces e sipër dhe pritet që Policia të bëjë ekzekutimet. SPAK do japë informacione të detajuara më pas dhe deri tani ato janë të rezervuara.

Prokuroria e Posaçme aktualisht po bën investigim të thelluar për çështjen, pas denoncimeve të përsëritura me dokumente nga ana e opozitës dhe detajeve në media. Indicio dhe dyshime ka edhe për kryebashkiakun Erjon Veliaj, vartësit e të cilit janë arrestuar ose marrë nën akuzë për abuzimet.

Bëhet fjalë për punime fiktive pa kryer djegje të mbetjeve dhe tërheqje të fondeve e më tej pastrim të parave me kompani të tjera. prej muajit mars opozita ka nisur protestat para Bashkisë së Tiranës, ku kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj. /ZOOM.AL/