zoom

Aktualitet

(EMRAT) Sekuestrohen 763 telefona në Tiranë/ Arrestohen 2 pronarët dhe 2 administratorë

Dy vëllezër, të cilët tregtonin aparate celularë të kontrabanduar në Tiranë janë arrestuar nga policia. Vëllezërit tregtonin aparate celulare të kontrabanduara në 5 dyqane, që i kishin regjistruar në emër të familjarëve të tyre për të shmangur detyrimet tatimore.

Në pranga kanë rënë Ferdinand dhe Erinin Kafeja ndërsa janë arrestuar gjithashtu edhe Denis Myrteza 38 vjeç dhe Izabela Buzi 25 vjeç, të cilët administronin 2 prej këtyre dyqaneve. Në kërkim janë shpallur edhe administratorët e 2 dyqaneve të tjera, shtetasit F. I., 37 vjeç dhe R. M., 45 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto dyqane, më rrugët “Hoxha Tahsim”, “Konferenca e Pezës” dhe në “Rrugën e Durrësit”, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 763 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.