zoom

Aktualitet

Emrat/ “Pse ma zure krevatin?”- Vrasja në azil, kush janë viktima dhe autori

“Pse më ke zënë krevatin?”, iu është drejtuar 78-vjeçari Zyhdi Shehu shokut të tij të dhomës, Virxhil Vesho para se ta godiste për vdekje me bastun.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një azil privat pranë Qytetit Studenti.

Mësohet se autori e ka goditur 82-vjeçarin disa herë me bastun në kokë dhe pjesë të trupit duke i shkaktuar vdekje.

Pas ngjarjes ai është arrestuar nga policia për veprën penale “Vrasje me dashje”. Ndërsa dyshohet se të dy vuanin nga skleroza.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.