Aplikacion
Top Channel raporton se dy zëvendësministrat që lëvizin janë Artemis Malo dhe Besart Kadia.
Artemis Malo, aktualisht Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme, ka marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të shkuar ambasadore e Shqipërisë në Kanada.
Ndërkohë edhe Zëvendës Ministri tjetër i Punëve të Jashtme, Besart Kadia, do ta vijojë karrierën tij tashmë në diplomaci. Kadia është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azeirbaxhan.
I rikthehet diplomacisë aktive ish-ambasadori jonë në Izrael Tonin Gjuraj aktualisht pedagog në një universitet privat.
Ai do të përfaqësojë diplomacinë shqiptare në Kroaci.
Në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme paraditen e të mërkurës doli për dëgjesë diplomati Ernal Filo, i përzgjedhur për të qenë ambasadori i parë i Shqipërisë në Ukrainë.
Diplomati karrierës Ernal Filo për disa vite ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Malin e Zi.