zoom

Aktualitet

Emrat/ Kush janë tre personat e ekzekutuar në Memaliaj

Shyqyri Kalemi, Gëzim Muka dhe Marsel Çela janë tre viktimat e atentatit të sotëm në Memaliaj të Tepelenës. Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur Artur Kalemi.

Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit prane bashkisë ku dhe ndodhi vrasja.

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.

Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.

Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive nëse ka pasur ky krim i rëndë ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve./ Zoom.al