Aplikacion
Tre emrat e tjerë nuk janë bërë publikë. Disa prej tyre shkuan vullnetarisht në polici, pasi u njoftuan në telefon. Prokuroria e Tiranës po i heton ata për “shpërdorim të detyrës”.
Kontrollorët thonë se kanë të drejtë të protestojnë kundër përgjysmimit të pagave. Ndërsa qeveria, e gjendur përballë bllokimit të aeroportit të Rinasit, i ka akuzuar për grusht shteti dhe pengmarrje të shtetit dhe se janë të përdorur politikisht nga presidenti Meta dhe ish -kryeministri Berisha.
Partia Demokratike i ka injoruar akuzat e vazhdueshme të kryeministrit Rama gjatë ditës së djeshme dhe në të vetmin reagim zyrtar të saj u shpreh se kjo situatë është sajuar nga vetë ai për të hequr vëmendjen nga fushata, pasi s’ka çfarë t’u thotë më shqiptarëve. /Zoom.al