Aplikacion
Burime nga grupi hetimor konfirmuan se të plagosur mbetën shtetasit Erikson Elezi, 63 vjeç dhe Valbona Selimi, 18 vjeçe.
Kjo e fundit ishte këmbësore, ndërsa 63-vjeçari po drejtonte një biçikletë kur u përplas nga makina.
Në drejtim të mjetit që doli nga rruga dhe shkaktoi aksidentin ishte Rigal Tepelia, 52 vjeç.
Pasi aksidentoi ata, Tepelia u përplas me makinë me murin e një ambasade te Rruga e Elbasanit.
Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.