Aplikacion
Sipas burimeve nga grupi hetimor, vëllezëtit Fatjon dhe Marko Maloku qëlluan nga mjeti tip “Ford”, i zi, në drejtim të Antonio Merkajt dhe Apostol Dhëmbit. Këta të fundit janë shokë mes tyre.
Ata kanë qenë në këmbë kur janë qëlluar dhe për të shpëtuat nga plumbat, kanë ikur me vrap në drejtim të spitalit.
Dy vëllezërit i kanë ndjekur me mjet nga pas, duke vazhduar të qëllojnë me kallashnikov.
Dy shokët janë futur në rrugicat e lagjes “Donika Kastrioti” dhe më pas atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur në shtetin grek për prishje të pazareve të drogës.
Dy autorët janë në arrati, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.