Aplikacion
Në pranga kanë rënë 35-vjeçari Gliard Gusholli dhe 24-vjeçari Florian Permarkaj, banues të Tiranë. Gjatë kontrollit të policisë atyre iu kapën 24 gramë kokainë në doza që dyshohet se do e shisnin.
“Në rrugën “Naim Frashëri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin G. G. dhe pasagjer shtetasin F. P. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë 24 gramë), të cilën dyshohet se këta shtetas e posedonin me qëllim shitjen në doza. Gjatë hetimeve, u konstatua se Gliard Gusholli kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga verifikimet e kryera për rastin rezultoi se shtetasi G. G. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje.” – thuhet në njoftimin e policisë.