zoom

Bota

EMRAT/ DASH fut në “listën e zezë” disa zyrtarë të Maqedonisë së Veriut

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të hënën se ka sanksionuar disa zyrtarë të Maqedonisë së Veriut si të akuzuar për përfshirje në korrupsion.

Lista e të sanksionuarve përbëhet nga ish kryeprokurorja e Posaçme të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetari aktual i Komunës së Karposhit në Maqedoninë e Veriut, Stevço Jakimovski dhe ish kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.

“Veprimet e tyre dëmtuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse.

Ka informacione të besueshme që zonja Janeva ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet për të ndikuar në një prokurori nën kompetencën e saj”, thuhet në njoftim.

Sa i takon kryetarit të Komunës së Karposhit, Jakimovkski, ai sipas DASH, shfrytëzonte postin e tij për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndërsa ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, argumenton DASH, ishte i përfshirë në akte korruptive, duke shfrytëzuar postin e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën komunës, për të përfituar për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Të tre zyrtarëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë pjesë e listës së zezë të DASH.