zoom

Aktualitet

EMRAT/ Aksident në Librazhd, dy persona dërgohen në spital

Një aksident i rëndë rrugor u shënua pasditen e kësaj të premteje në Dragostunjë të Librazhdit.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe për pasojë, dy persona morën plagë të rënda në trup.

Zoom.al mëson se në aksident u përfshinë një mjet tip “Hyundai”, që drejtohej nga Edmond Terova, dhe një makinë tjetër që drejtohej nga Klevis Jaupaj.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërës prej makinave dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin Hyundai kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia po heton për shkaqet e aksidentit.