zoom

Aktualitet

Emigrantët shqiptarë nuk do të përfitojnë më bonusin e bebes

Shtetasit shqiptarë që nuk janë rezidentë në Shqipëri nuk do të përfitojnë më as bonus bebeje dhe as ndihmë sociale. Ministria e Shëndetëisë dhe mbrojtjes sociale ka nxjerë për konsultim një projektligj që e thotë këtë.

Emigrantët ishin deri më tani përfitues të bonusit të bebeve edhe pse jetonin jashtë Shqipërie. Emigrant përcaktohet një individ që qëndron në një shtet tjetër mbi 12 muaj. Nga pikëpamja tatimore jorezident është individi i cili nuk qëndron në Shqipëri gjatë një viti tatimor, në vazhdim ose me ndërprerje, në total, më tepër se 183 ditë

Ndërsa nga asistenca sociale, emigrantët kanë qenë gjithmonë të përjashtuar. Jo-rezidentë janë edhe të huajt që nuk kanë detyrime tatimore në vendin tonë, por jetojnë këtu.

Projektligji është thjesht ndryshimi i dy pikave dhe nuk ka një relacion që të shpjegojë më tej përjashtimet, arsyet apo efektet.