Aplikacion
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2081 shtetas dhe kanë dalë 5069, me një shifër në rritje për të larguarit.
Raportohet se në Qafë-Thanë kanë hyrë 2856 shtetas dhe kanë dalë 2652. Policia ka rritur shërbimin e sporteleve, me dyfishim të tyre në dalje.
Kurse shifrat nga Kakavija janë dyfish nga ato të kapshticës, teksa emigrantët kthehen pas festave në vendet e tyre të punës.
Ashtu si për çdo vit, pasi kaluan Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në atdhe, emigrantët shqiptarë po kthehen në Greqi. /ZOOM.AL/