zoom

Politikë

Emërimi i i ‘ushtarit’ të Doshit në Shkodër/ Bushati: Sot u rizyrtarizua ortakëria e krimit në kurriz të qytetarëve

Drejtuesi politik dhe deputeti i PD në Qarkun e Shkodrës Helidon Bushati ka reaguar ashpër ndaj emërimin të ushtarit të listës Doshi në Shkodër si drejtor në një post shtetëror.

‘Ky nuk është as shpërblimi i parë, por as i fundit për masakren zgjedhore, ku pasi e majmi me lekë nga taksat e shqiptarëve, sot Rama po i jep Tom Doshit edhe pjesë nga torta e pushtetit të hajnisë’, shkruan Bushatinë Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Sot u ri-zyrtarizua haptas ortakëria mes Rames dhe Doshit ne kurriz të Shkodres. Emërimi i ushtarit të listës Doshi në Shkodër si drejtor në një post kyç nuk është as shpërblimi i parë, por as i fundit për masakren zgjedhore. Pasi e majmi me lekë nga taksat e shqiptarëve, sot Rama po i jep Tom Doshit edhe pjesë nga torta e pushtetit të hajnisë.

Edi Rama e ka ngritur gjithçka mbi mashtrim dhe vjedhje. Mashtroi shqiptarët dhe ndërkombëtarët se me Doshin nuk do të qeveriste, po me Doshët vodhi shqiptarët me 25 Prill.

Emërimi i sotshëm është vetëm preludi i qeverisjes kriminale të Shtatorit dhe fytyra e vërtetë e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Shkodra nuk mund të jetë peng i këtij kulti kriminal që si qëllim ka vjedhjen, vjedhjen dhe asgjë tjetër.