Aplikacion
Ndoj u lidh me një kalim te Tirana, ndërsa i kishte thënë drejtorit sportiv Tefik Osmani se i pëlqente ideja e të luajturit me kampionët e Shqipërisë.
Megjithatë menaxheri i tij insistoi, dhe pas diskutimeve me Brescia-n, 25-vjeçari vendosi të kthehet te klubi ku ka hedhur hapat e parë në futbollin profesionist.
Brescia e ka bërë publik lajmin për tifozët me anë të një postimi në “Instagram” ku i uron fat Ndojit në këtë rikthim. /zoom.al/